16 vjet nga masakra e Srebrenicës

Drejtori i Qendrës Përkujtimore Potoçari, Mersed Smajloviç, ka thënë se deri tani në këtë kompleks janë varrosur 4 524 viktima. 188 të tjerë janë varrosur në vende të tjera. Kjo bën që në përvjetorin e 16-të, të identifikuar dhe të varrosur të jenë 5 325 viktima nga kjo masakër. Sipas të dhënave zyrtare, në listën e të pagjeturve, që nga qershori i vitit 1995 figurojnë 3 040 persona.
Këtë vit u mbajt edhe marshi tradicional, “Marshi i Paqes, në të cilin më shumë se 6 mijë njerëz nga tërë bota kaluan në rrugën ku në vitin 1995 boshnjakët e Srebrenicës ikën dhe kërkuan shpëtimin nga granatat e Ushtrisë së Republikës Serbe.
Masakra e Srebrenicës njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
/Start/
2011-07-11 11:55