E Diel, 1 Nëntor 2026

Riparohet defekti në Bovillë, i kthehet uji Tiranës

TIRANE-Brigada e remontit ka mundur të riparojë në kohë defektin në impiantin e Bovillës, që la pa uje 60% të kryeqytetit. Kësaj pjese të kryeqytetit i mungoi uji prej pasdites se djeshme kohe kur ndodhi dhe defekti.

Zgjidhja nga Brigada ka qënë provizore për tu kthyer banoreve ujë ne kohen me te shpejte te mundeshme ndersa nga ujësjellesi mesohet se do te ngrihet nje grup pune qe do te merret me pjesën e demtuar. Ky grup do te beje cmontimin e pjese dhe dërgimin në Itali, për të riparuar dhe vendosjen në vend të saj të një pajisje provizore.

Defekti ndodhi gjate nje procesi per rikonstruksionin e tubacioneve dhe valvulave ne pikën pranë rrugës “Siri Kodra”. Si rezultat i prishjes se valvulqs sq sigurise gjate rikonstruksionit u shkaktua rrjedhje e pavullnetshme e ujit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›