E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bufon: Ndeshja më e dobët në 12 vjet

Xhanluixhi Bufon beson se kapitullimi 3-0 përballë Holandës në ndeshjen e parë të Grupit C në Euro 2008 është paraqitja më e dobët në karrierën e tij me "axurrët". Takimi në Bernë është shndërruar në ankth për portierin e Italisë, që mbante shiritin e kapitenit, pas dëmtimit të Fabio Kanavaros. "I kërkojmë falje tifozëve", tha Bufon. "Shpresojmë që do të reagojmë menjëherë dhe në sfidën tjetër të tregojmë krenarinë tonë. Kundër Holandës kemi luajtur ndeshjen më të dobët që prej periudhës kur jam bërë pjesë e kombëtares përpara 12 vjetëve". Edhe pse cilësoheshin si një prej favoritëve kryesorë për fitimin e titullit kontinental, italianët duhet të përballen me vështirësitë e grupit, pasi në dy ndeshjet e mbetura do të luajnë me Francën dhe Rumaninë. Skuadra e Donadonit duhet të fitojë përballjen e radhës, ku do të ketë si kundërshtare Rumaninë, që të shpresojë të kualifikohet pas duelit direkt me Francën e drejtuar nga Rajmond Domenek.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›