Gjermania: Një orkestër nën urdhrat e Lëvit
Më të rinjtë, më multietnikët, më të shpejtët. Madje as nuk duket se është Gjermania për nga mënyra se si luan, bën një futboll të lehtë, duket sikur i rrëshqasin këpucët mbi bar, duke vallëzuar në fushë, me pasime e goditje me të jashtmen dhe ledhatime të topit. Por e sigurt, kjo është Gjermania: e organizuar, e bashkuar, asnjëherë e shpërqendruar, asnjëherë e urtë. Anglezëve u kanë dhënë një leksion futbolli dhe përulësie, përveç se i shkatërroi në kundërsulm. Edhe këtu kemi një 4-2-3-1, që funksionon për mrekulli, një mbrojtje e mbështetur mirë nga dy lojtarë luftarakë dhe autoritarë në krahë, një kuartet sulmuesish, qëkur nisen në aksion me topin në këmbë, duket se po luajnë një simfoni të Vagnerit. Trajneri Lëv ka ditur të peshkojnë mes talenteve emergjentë të Bundesligës dhe vetëm mes tyre: 23 nga 23 të grumbulluarit luajnë në atdhe, përfshij këtu edhe fantazistin ëzil, një lojtar, të cilit i pëlqen ta menaxhojë topin. Por kujdes ndaj Argjentinës nga ngadalësia e dy mbrojtësve qendrorë: Tevez e Mesi mund të përfitojnë.
#