E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguai: Ekuilibër dhe talent, receta e Tabarez

Gjenerata e bashkëkombësve të Alvaro Rekobës është më e mirë nga se mendohej, pasi ka arritur në çerekfinale për herë të parë pas 40 vjetësh. Merita gjenetike, sigurisht, por edhe merita taktike e strategjike. Pra Oskar Uashinton Tabarez është ende një trajner shumë i aftë. Një skuadër e ekuilibruar (gjashtë gola të shënuar, vetëm një të pësuar), e bazuar disi edhe te fati, që nuk i ka munguar, por edhe tek organizimi shumë i mirë difensiv, i çimentuar nga dy shtylla, Diego Lugano në qendër të repartit dhe Diego Perez “fluturuesi” para mbrojtësve. Moduli, pas atij të fillimit 3-5-2, është shndërruar në 4-3-3, dhe sulmi përbëhet nga talente puro të futbollit: Forlan, që është gjithnjë Forlan, Kavani, i cili shkëlqeu dhe te Palermo, dhe Suarez, që ka shpërthyer në dy ndeshjet e fundit, duke demonstruar se di të shënojë gola të bukur, të vështirë e të rëndësishëm. Ndoshta Uruguai nuk do të arrijë në finalen e 11 qershorit, sikurse ka pranuar edhe Tabarez, por gjysmëfinalja për skuadrën amerikanojugore është e shumë e mundshme.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›