E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana: Forcë, sprint dhe surpriza Boateng

Tenton t’i shtysh, por nuk lëvizin nga vendi. I merr me shkelma, dhe qëndrojnë në këmbë. Provon t’i sfidosh në sprint dhe në 20 metra janë 5 metra para teje. Për gjatësinë të mos flasim. Muskujt e ganezëve duket sikur janë prej gome dhe prej hekuri, dhe katër kombëtare deri tani e kanë pësuar prej tyre, sigurisht me dhimbje. Madje, gjermanët kanë mundur të shpëtojnë lëkurën pasi kanë rrezikuar të mundeshin. Pastaj kanë rregull në mbrojtje dhe shpejtësi ekstreme në kundërsulme. Thuajse asgjë nuk është e improvizuar, sepse kanë një teknik, serbin Milovan Rajevac, i cili punon me skuadrën prej dy vjetësh dhe ka në dorë situatën, siç ka demonstruar duke i treguar vendin acaruesit Muntari, por madje pa u ndier aspak në lojë. Problemi i vetëm i tyre është mungesa e precizionit në zonën e golit, edhe pse Gyan (që ka shënuar 3 gola, 2 me penallti, duket se e ka rregulluar shënjestrën. Zbulimi i kësaj skuadre të paparashikueshme është Kevin Prince Boateng, lojtar universal, si pak të tjerë, i cili ka shkëlqyer në këtë ekip.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›