E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania SHBA ka shkelur premtin dhene ne samitin e G20

Gjermania ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kane thyer premtimin e bere ne samitin e G20 ne Toronto gjate muajit korrik me vendimin per te injektuar 600 miliarde dollare ne ekonomine e tyre me qellim stimulimin e rritjes ekonomike. Duke folur ne nje emision televiziv ministri gjerman I Financave ka thene se ne ate kohe pjesemarresit ishin zotuar te shtrengonin financat kombetare dhe kjo ishte nje politike qe perfshinte te gjitha vendet edhe Shtetet e Bashkuara.

Ndersa ministri gjerman i Ekonomise Rainer Bruederle ne te njejten linje me kolegun ka shtuar se te hedhesh para nga nje helikopter per te rregulluar ekonomine nuk e stimulon zhvillimin. Bruederle u tha reportereve ne Berlin qe ai nuk kishte te njejten pikepamje me presidentin e rezerves Federale Ben Bernanke i cili ne disa raportime te medias europiane eshte quajtur edhe helikopteri Ben.

Vendimi i Shteteve te Bashkuara per blerjen e bonove te thesarit nga rezerva federale eshte nje procedure qe quhet ndryshe edhe printim parash pasi shton likuidetetet ne treg. Kjo levizje shkaktoi renien e vleres se dollarit kunder euros duke i bere eksportet europiane me pak konkurruese ne tregjet boterore.

Ministri gjerman ka argumentuar se nje gje e tille nuk ben tjeter vecse nenvlereson problemet e verteta dhe shkakton papunesi.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›