E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nis turin aziatik. Ndalesa e pare India

Presidenti amerikan Barack Obama ka nisur turin e tij aziatik nga Mumbai I Indise ndersa pritet te vizitoje edhe Indonezine Korene e Jugut dhe Japonine ne nje udhetim 10 ditor gjate te cilit do te zhvilloje bisedime tregtare dhe diplomatike me aleatet aziatike qe duken te shqetesuar nga fuqizimi i Kines ne kete rajon.

Keshtu axhenda e presidentit Obama duket mjaft e ngjeshur ndersa planifikon te marre pjese ne nje konference me biznesmene amerikane ne Indi te njoftoje nje partneritet mirekuptimi me Indonezine dhe te mbaje fjalim ne samitin e G20 ne Seul te Korese se Jugut. Turi do te permbyllet me nje forum ekonomik ne Yakohoma te Japonise.

Ndersa nisej drejt Mumbait presidenti Obama nuk ka lene pas as problemet e shtepise se tij duke theksuar se ky udhetim mund te rezultoje me rritjen e eksporteve amerikane ne tregun aziatik dhe me shume vende pune. Me heret ai kishte pershendetur statistikat e reja te cilat tregojne nje rritje me te larte nga sa parashikohej ne shifrat e punesimit ne shtetet e bashkuara edhe pse jo ne nivelin sa te ndikojne ne reduktimin e shifres prej 9.6 per qind te te papuneve.

Gjithsesi Obama precirct nje mireseardhje te ngrohte nga lideret aziatike te cilet nga ana e tyre shpresojne ne ndihmen amerikane per te ballancuar shperthimin ekonomik te ekonomise kineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›