E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania Territori i Kosoves nuk preket


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka deklaruar se vendi i tij nuk ka asnjë dyshim për integritetin territorial të Kosovës.

“Për ne integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, tha Westerwelle, pas takimit të së hënës të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE.

Përsa i përket statusit të kandidatit për Serbinë, shefi i diplomacisë gjermane nënvizoi se kjo është një cështje që do të diskutohet.

“Nga ata që dëshirojnë të anëtarësohen në BE ne persim bashkëpunim dhe jo konfrontim”, u shpreh zoti Westerwelle.

Ai theksoi Nga ata që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, ne persim bashkëpunim dhe jo konfrontim

Guido Westerwelle
Ministër i Jashtëm i Gjermanisë se, edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk e vënë në pikëpyetje integritetin territorial të saj.

Gjithashtu, këto vende sipas tij, pajtohen se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përballje mes palëve, por me anë të bashkëpunimit.

“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën. Ata që dëshirojnë të hyjnë në BE nuk duhet të guxojnë ta mbështesin dhunën”, tha Westerwelle.

Duke qendruar tek Serbia, shefi i diplomacisë gjermane shtoi se mes kushteve për integrimin evropian janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën.

Para zotit Westerwelle, me gazetarët komunikoi shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila u shpreh optimiste se bisedimet Kosovë-Serbi do të rifillojnë së shpejti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Bisedimet, raundi i ri të premten?
Raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohet këtë të premte në Bruksel.
Ashton: Dialogu rifillon së shpejti
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti. FMN: Kosova, e paprekur nga kriza e euros
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron. Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë.

Lajmet kryesore

Rama: Konsensusi vetëm për tre pika të paktit tonë
"Të nisim punën për reformat"
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
Bisedimet, raundi i ri të premten?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›