Tupja: Përkthimi kërkon kulturë

“Si të bëjmë një përkthim”, quhej promovimi që u mbajt në ditën e fundit të Panairit të Librit në Tiranë. Promovimi i moderuar nga përkthyesi i njohur shqiptar, Edmond Tupja, theks kishte problemin e përkthimit të veprave, si një problem ky që po diskutohet gjithnjë e më shpesh.
Megjithëse theksoi se nga mjeshtrit e mëdhenj të përkthimit, Vrioni dhe Kokona, trashëgoi dëshirën e mos-rileximit të përkthimit të tij, Tupe u ndal tek përkthimi i tij i librit “Kunata”, dhe në atë se përkthimi shpesh s’është vetëm çështje gjuhësore, por e kulturës së përgjithshme.
“Të përkthesh nuk do të thotë vetëm të dish mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën nga e cila përkthen, por të kesh edhe një kulturë të përgjithshme, në mënyrë që teksti të marrë kuptimin e vet”, pohoi, mes tjerash ai.