E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania Zgjidhje politike per Libine

Ministri gjerman i Jashtëm, Guido Westerwelle, gjatë një vizite në Pekin, ka deklaruar se situata në Libi nuk zgjidhet me mjete ushtarake.

Duke shprehur qëndrimin e Berlinit zyrtar, Westerwelle i ka bërë thirrje liderit libik Muammar Gaddafi që të respektojë armëpushimin.

“Zgjidhja mund të jetë vetëm politike dhe ne duhet të ngremë një proces politik, që duhet të fillojë me respektimin e një armëpushimi nga Gaddafi”, ka deklaruar Westerwelle.

Ndryshe nga aleatët e saj perëndimore, Gjermania u shpreh që në fillim kundër opsionit të ndërhyrjes ushtarake në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›