Naoto Kan Kriza fundi ende larg

Situata në centralin bërthamor të Fukushimës duhet ende të stabilizohet.
Deklarata është bërë nga kryeministri japonez Naoto Kan, sipas të cilit është e vështirë të thuhet se kur kriza mund të marrë fund.
“Japonezët nuk rrezikojnë të përballen me nivele të rrezikshme radioaktiviteti nëse ndjekin këshillat e autoriteteve”, ka deklaruar Kan.
Kryeministri ka pranuar se rikthimi i centralit nën kontroll do të jetë një betejë e vështirë, por ka premtuar se ai vetë është i vendosur ta fitojë atë.