E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia i derguari i OKB-se ne Bengazi

I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Abdelilah al-Khatib ka mbërritur sot në Bengazi për t’u takuar me përfaqësues të Këshillit të Përkohshëm të Rebelëve.

“Shpresojmë që ai vetë ta kuptojë se cfarë po ndodh në Libinë lindore”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” Salah Hedin, përfaqësues i lartë i Këshillit.

Rebelët libianë kanë deklaruar se do ta pranonin armëpushimin nëse forcat e Gaddafi-t do ta linin qytetin në perëndim dhe do t’u lejonin qytetarëve liri të shprehjes.

Vizita e përfaqësuesit të OKB vjen në një moment kur i biri i kolonelit Muammar Gaddafi ka dërguar një këshilltarin e tij në Londër për të negociuar dorëzimin e familjes së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›