E Diel, 1 Nëntor 2026

New York parada e 38-te e Halloween. Festohet edhe ne Shtepine e Bardhe

Mijera njujorkeze e turiste ne New York moren pjese ne festen gjigande te Hallowinit ne paraden e pervitshme te njohur dhe si Village Halloween. Sivjet tema qendrore ishte Memento Mori - frymezuar nga kukullat e Dites se te Vdekurve te cilat u bene pjese e parades rreth njezet vjet me pare.

Ne qender te Manhatanit fillimisht u shfaqen nje game e gjere skeletesh qe tundnin kokat e tyre te zbukuruara ne shoqerine e muzikanteve valltareve apo personave te veshur si aliene. Parada tani ne vitin e saj te 38-te eshte shnderruar nga nje tubim me disa qindra pjesemarres ne nje turme gjigande me disa mijera vete.

Mes engjejve dhe djajve te zakonshem nuk mungonin as kostumet e frymezuara nga emra te njohur te kinemase e spektaklit. Keshtu ne parade mund te shihje disa Lady Gaga gjallesat blu Navi te avatarit te James Cameron apo dhe Joker e The Dark Knight. Sipas organizatoreve parada e sivjetme numeronte te pakten 2 milione pjesemarres.

Ndersa ne Washington ne Shtepine e Bardhe presidenti e gruaja e tij Michelle qerasen me karamele vizitore te vegjel te veshur me kostume shumengjyreshe. Kopshti verior i Shtepise se Bardhe u mbush me femije te moshave nga 6 ndash 14 vjec nje pjese e mire femije te ushtarakeve te cilet pasi u gostitet me MampM ne oborr e vazhduan festen ne ambjentet e brendshme te Shtepise se Bardhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›