E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine nis rregjistrimi i popullsise

Pasi kane pushtuar tregjet boterore e kane shenuar rritje ekonomike qeveria komuniste kineze i ka dhene udhe nje tjeter sfide regjistrimit te popullsise. Ne Kine ka nisur regjistrimi i pare ne mase te gjere qysh prej dhjete vjetesh. Autoritetet thone se skedat e regjistrimit perfshijne 18 pyetje mes te cilave dhe per te dhenat aktuale per urbanizmin strukturen e moshes edukimin dhe shperndarjen gjinore. Regjistrimi i popullsise do ti kushtoje qeverise 105 milion dollare e rezultatet pritet te dalin ne muajin prill.

Ky projekt per te cilin gjashte milione nenpunes civile duhet te shkojne shtepi per shtepi ne rreth 400 milion banesa per nje periudhe dhjete ditore eshte perballur gjithashtu dhe me kritika. Autoritetet druhen se rreth 230 milione punetore te paligjshem qe jetojne neper qytete mund te perpiqen ti shpetojne regjistrimit.

Te rezervuar duhet te reagojne edhe ciftet bashkeshortore te cilet kane shkelur politiken zyrtare kineze per nje femije dhe kane me shume femije. Pritet qe per here te pare popullsia urbane te tejkaloje ate rurale. Banoret e qyteteve vleresohen perafersisht ne 700 milion.

Ne baze te regjistrimit te vjeter numri i njerezve ne vendin me te populluar ne bote eshte rreth 133 miliarde banore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›