E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu i i kristaltë feston lindjen e yllit të ri në Rrugën e Qumështit

SHBA- Një shi kristalesh të gjelbërta dhe diamantësh ka rënë në retë e gazit dhe pluhurit që rrethojnë një yll që po lind në Rrugën e Qumështit në konstelacionin e Orionit. Zbulimi është bërë i mundur mundur nga syri i teleskopit hapsinor Spitzer i NASA-s, dhe është botuar në revistën Astrophysical Journal Letters.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Tom Megeath, nga Universiteti Amerikan Toledo, kanë gjetur kristalet rreth yllit HOPS-68, një yll që është ende duke formuar dhe që është i rrethuar nga një re që po e ‘sjell në jetë’.

Zbulimi i këtij shiu të kristaltë në retë e gazit në hapësirë, ka habitur shumë shkencëtarët sepse ky tip kristalesh formohet në prani të temperaturave të larta dhe jo në mjedisin e akullt, ku ata u vunë re, ku temperatura është rreth 170 gradë nën zero.

Zbulimi, sipas shkencëtarëve mund të ndihmojnë në shpjegimin pse këto kristale u vunë re në kometa, të cilat banojnë brenda kufijve të Sistemit Diellor, ku temperaturat janë shumë të ulëta.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›