E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antonio Conte trajner i ri i Juventusit

TORINO- Dikur mesfushori dhe kapiteni i Juventusit, Anotonio Conte, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Zonjës së Vjetër për dy vitet e ardhshme.

Drejtuesit nga Torino kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 41-vjeçarin, i cili do të zëvendësojë Gigi Del Nerin e shkarkuar pas një sezonit të tmerrshëm të Juves.

Conte në dy vitet e fundit ka qenë trajner i Barit dhe Sienës, dy ekipe këto që i ka kthyer në Serie A, ndërsa për 13 vite sa ishte lojtar i bianconerëve ai ka fituar 14 trofe përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›