OBSH Konventa per kontrollin e duhanit po jep rezultate

Sot eshte dita kunder duhanit dite kur ekspertet e shendetit publik vleresojne perpjekjet per te kontrolluar perdorimin e duhanit ne te gjithe boten Organizata Boterore e Shendetesise pergezon hapa kunder duhanit dhe eshte e vetedijshme per sfidat e ardhshme.
Ne prag te dites kunder duhanit Australia shpalli nje nga ligjet me te rrepta duke hequr imazhet e markave te cigareve dhe tekstet promovuese nga paketat.
Ministrja i Australise per Shendetesine Nicola Roxon thote se ligji i ri do te ndihmoje ne uljen e numrit te vdekjeve qe lidhen me pirjen e duhanit.
Ne do te sigurojme qe ne Australi te mos kete mbetur rruge per kompanite e duhanit qe te reklamojne produktet e tyre ne treg vecanerisht per te rinjte.
Edhe shume vende te tjera si Belgjika Spanja dhe Kina - kane vendosur masa te rrepta kunder duhanit.
Organizata boterore e shendetesise thote se keto masa jane ndermarre ne fale konventes per kontrollin e duhanit qe eshte nenshkruar nga shumica e vendeve anetare.
Masat kunder duhanit si ajo ne Australi jane miratuar nga qeverite qe veprojne ne kuader te kesaj Konventes.
Dr Thomas Frieden Drejtor i Qendres amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve beson se keto masa te qeverise mund te shpetojne rreth 100 milione jete njerezish ne dekadat e ardhshme.
Ne pergjithesi kontrolli i duhanit eshte pozitiv edhe per ekonomine e nje vendi. Pa duhan do te kete me pak njerez pesojne goditje ne zemer dhe kanceri - me pak njerez behen me aftesi te kufizuara .
Konventa kunder duhanit hyri ne fuqi ne 2005. Me shume se 170 vende e kane ratifikuar ate.
Sipas OBSH-se pirja e duhanit ne Australi Norvegji dhe Meksike ka rene 5 perqind qe nga nenshkrimi i Konventes. Rezultatet ne Uruguaj jane edhe me te mira. Doktor Frieden thote
Ato qe ndikojne ne kontrollin e duhanit jane shume te qarta - taksat e duhanit mjediset pa duhan dhe eleminimi i reklames se cigareve. Keto masa mund te sjellin nje ndryshim te madh - ne nje vend si Uraguai ku dy vitet e fundit pirja e duhanit pesoi nje ulje prej 25 per qind.
Ekspertet pajtohen se mbetet ende shume pune per te bere. Ne Kine per shembull nje studim i ri nga ekspertet e shendetit publik parashikon se pirja e duhanit do te shkaktoje vdekjen e 3 5 milione njerezve cdo vit per dy dekadat e ardhshme.
Doktor Frieden thote se Fakti i trishtuar eshte se rreth nje 100 milione njerez ne Kine qe pine duhan sot do te vdesin te rinj nga duhani. Pra Kina eshte vetem ne fillim te sfides se madhe qe krijon pirja e duhanit per nje shoqeri.
Kete muaj ministria e shendetesise e Kines filloi zbatimin e masave per ndalimin e duhanit ne vende publike.
Organizata Boterore e Shendetesise thote se kete vit duhanit do te marre jeten e rreth gjashte milione njerez ne mbare boten duke perfshire me shume se 600.000 jo-duhanpiresit te cilet do te vdesin nga tymi i atyre qe pijne duhan.