E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Britania apelojnë për sanksione kundër Gadafit

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Britanisë kane rene dakord për nevojën e sanksioneve të ashpra ndërkombëtare kundër regjimit libian.

Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se kjo e fundit dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, besojnë se “Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do t`i miratojë masat e rënda sa më shpejt që të jetë e mundur”.

KS i OKB-së pritet të takohet sërish sot për të shqyrtuar rezolutën e saknsioneve kundër Gadafit, në përpjekje për ta penguar atë në shtypjen e dhunshme të opozitës.

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një rezolutë, e cila thotë se sulmet e regjimit mbi civilët mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Besohet se qindra persona janë vrarë në përleshjet e dhunshme ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave që mbështesin regjimin e Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›