Protesta në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë

Vazhdojnë protestat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Edhe pse gjëndja paraqitet më kritike në Libi, vendet e tjera nuk paraqesin shenja stabiliteti.
Protestat në Irak kanë shkaktuar rreth 10 të vdekur, në ditën e zemërimit. Të inspiruar nga protestat në botën arabe, mijëra irakenë, kanë dalë në rrugë dhe janë përplasur me policinë. Demostruesit kanë qëlluar me gurë në ndërtesat qeveritare. Protestat më të fuqishme u zhvilluan në zonën e Mosulit dhe në veri të rajonit të pasur me naftë në Basra.
4 persona kanë mbetur të vdekur në Jemen, nga përplasjet mes protestuesve anti qeveritarë dhe policisë, e cila ka qëlluar mbi turmën.
Mjekët kanë deklaruar se gjatë natës rreth 26 persona të tjerë janë plagour rëndë. Dëshmitarët thanë se protestuesit u qëlluan me armë zjarri nga policia, ndërsa zyrtarë të qeverisë nuk kanë komentuar mbi këtë çështje. Protestuesit të mbledhur në sheshin Tarhir në Sanaa kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh. Ai ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme po kjo nuk është e mjaftueshme për demostruesit.
Edhe Jordania është përfshirë nga përplasjet mes mbështetësve të mbretit dhe atyre kundra tij. Policia është munduar që të ndajë protestuesit por e ka pasur të vështirë të hyjnë mes tyre.
Gjithashtu gjendja në Tunizi nuk qetësuar ende. Rreth 300 mijë protestues dolën në rrugë për të kërkuar largimin nga qeveria të kryeministrit Mohamend Ganucci. Kjo protestë ishte më e madhja që pas rëzmit të presidentit Ben Ali, për të cilën ka shërbyer edhe Ganucci. Demostruesit kanë kërkuar që ai të largohet sepse kryeminstri përfaqëson atë cka ka bërë më parë Ben Ali në Tunizi. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri sa të largojnë edhe Ganuccin nga pushteti.