E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, partitë opozitare në krye

Partitë opozitare mund të marrin në dorë qeverisjen në Irland. Exit Pollet e para nxjerrin në krye partinë opozitare Fine Gael. Kjo votë e irlandezëve është më shumë një ndëshikim për krizën ekonomike që përfshiu këtë vend, dhe një disfatë totale e partisë në pushtet Fianna Fail, e cila sipas Exit Polleve do marrë goditjen më të madhe që pas pavarësisë nga Britania në vitin1921.
 

Por sipas tyre, partia më e madhe opozitare e udhëheqeur nga Enda Kanny, mund të mos marrë mazhorancën e nevojshme për të krijuar një qeveri e veteme. Megjithtë sipas Exit Polleve, partia ka fituar 36 përqind të votave në Irlandë, që është rezultati i saj më i mirë që nga vitin 1984. Mazhoranca e nevojshme që kjo parti duhet të marrë, eshtë 40 përqind të votave plus një.
 

Sipas Exit-Poll-it të publikuar në mediat irlandeze, partia e dytë duhet të jetë ajo Laburiste, me rreth 20% të votave.
Fianna Fail regjistron rezultatin më të keq të historisë me 15,1%, ndërsa Sin Fein 10,1%. Mbështetja për të Gjelbërtit, të cilët formonin koalicionin qeverisës me Fianna-n, ka rënë në mënyrë drastike, në vetëm 2,7%.
Rreth 15,5% ka shkuar për kandidatët e tjerë, shumica e të cilëve të pavarur. Ndonëse nuk ka ende një rezultat zyrtar, besohet se në parlamentin e ardhshëm irlandez, me 166 vende, ndarja do të jetë e tillë:
 

Fine Gael 72 vende, Laburistët 38 vende, Fianna Fail 20 vende, të Pavarur 20 vende, Sinn Fein 15 vende dhe të Gjelbërtit 1 vend.
Asnjë deklaratë nuk është bërë prej liderve politikë, pasi pritet të numërohet deri vota e fundit përpara se të shpallet rezultati.
Pavarsisht mosmarrëveshjeve parazgjedhore, partia Fine Gael dhe ajo Laburiste kanë pasur një historik të mirë bashkëqeverisjesh. Të dyjat palët kanë bërë fushatë për një mandat për rinegociuar me BE dhe FMN, për kushtet e pakos së ndihmës, të cilat shihen si shumë ndëshkuese nga ana e Irlandës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›