Shqiperia humb 1-2 ndaj Sllovenise

Shqipëria humbet 1-2 në miqësoren e luajtur në Qemal Stafa kundër Sllovenisë, duke prishur serinë e rezultateve pozitive në takimet miqësore të teknikut Josif Kuzhe. Kroati e konsideronte këtë ndeshje tepër të rëndësishme dhe ka rreshtuar formacionin më të mirë, madje duke luajtur më ofensiv se zakonisht, por kjo nuk u pa në fushë, ku sllovenët dominuar në mesfushë, duke vënë nën presion mbrojtjen dhe portierin Ujkani. Në minutën e 24, Milivoje Novakovic, dy ditë pas dopietës ndaj Bayern Mynih, shënon sërisht, duke kaluar në avantazh Slloveninë. Sulmuesi i Këlnit, i shpëton mbulimit të Telit, duke thyer Ujkanin, me një prekje të saktë.
Kuqezinjtë vuajnë, edhe mungesën e organizatorit, ndërsa pas ndryshimeve të Kuzhes, ka më shumë frymëmarrje dhe më tepër ritëm. Gjithsesi, sllovenët mbeten të rrezikshëm me Dedic dhe Novakovic, por goditen në minutën e 62. Ervin Bulku barazon rezultatin me një goditje spektakolare. Entuziazëm në kampin shqiptar, që kërkon edhe fitoren, por rrezikon me hapësirat e lëna dhe Sllovenia është e pafat 12 minuta më pas, kur goditja e Dedic ndalet nga shtyllë. E megjithatë, në fund vjen ndëshkimi, kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim. Një ndërhyrje e gabuar në minutën e 89, i dënon kuqezinjtë me 11 metërsh, që Dedic e merr përsipër. I saktë sulmuesi slloven dhe nuk ka më kohë për asgjë.
Pas 8 miqësoresh, ku ishin fiksuar 5 fitore kundër Qipros, Irlandës së Veriut, Malit të Zi, Andorrës dhe Uzbekistanit si dhe 3 barazimeve me Gjeorgjinë, Estoninë dhe Maqedoninë, vjen humbja me sllovenët, pikërisht në testin sipas Kuzhe për eliminatoren e marsit kundër Bjellorusisë.
Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 shkurt 2011 )