E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e Çekia paralajmërojnë reduktimin e trupave

Prishtinë - Gjermania e Çekia kanë paralajmëruar reduktimin e trupave të tyre në kuadër të KFOR it. Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes e Çekisë Vlasta Parkanova. Gjatë një interviste për një media çeke, ajo u shpreh se megjithëse në Kosovë ka nevojë për ushtarë, por ata janë më të nevojshëm në Afganistan.

Lidhur me reduktimin e forcave gjermane, e përditshmja gjermane "Frankfurter Allgemajne Cajtung", shkruan se "Kosova është akoma shumë larg nga dita kur do të mund të paramendohej tërheqja e plotë e KFOR it".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›