E Diel, 1 Nëntor 2026

Uganda: Rrëzohet avioni, 7 të vdekur

Kampala - Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një avioni transportues në Ugandë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se avioni “Antonov” u rrëzua sot në liqenin Victoria pasi ishte nisur nga aeroporti kryesor i Ugandës. Zëdhënësja e policisë, Judith Nabakoba deklaroi se nuk kishte të dhëna apo hollësi për fatin e personave që ndodheshin në avion, apo për shkakun e rrëzimit të tij. Media lokale njoftoi se avioni, që u nis nga aeroporti Entebbe, në afërsi të kryeqytetit Kampala, po trasportonte furnizime për trupat paqeruajtëse të Ugandës në Somali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›