Kina e vendosur për të mos ndryshuar regjim
Pekin - Kina insiston në regjimin e saj dhe nuk dëshiron të ndryshojë. Ka qenë vetë kreu i parlamentit të partisë komuniste të Kinës, i cili ripërsëriti një qëndrim të palëkundur kundër liberalizimit politik në vend, duke përjashtuar kategorikisht çdo reformë të tipit perëndimor. "Udhëheqja e partisë duhet vetëm të forcohet më tej dhe jo të dobësohet. Ne duhet të marrim nga arritjet e çdo kulture... por kurrë nuk do të kopjojmë sistemin e vendeve perëndimore dhe kurrë nuk do të njohim një sistem shumëpartiak ", deklaroi Wu Bangguo në fjalimin e tij në Sallën e Madhe të Popullit pranë sheshit qendror Tiananmen në Pekin.