Kryeministri i Kosoves, ftese presidentit serb, Tadic: Eja ne Prishtine

Prishtinë, 8 mars 14:09 NOA – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka drejtuar një ftesë publike ndaj kryetarit të shtetit serb duke i ofruar atij një takim në Prishtinë.
“E ftoj presidentin serb Boris Tadiç, për një takim në zyrën time në Prishtinë, pasi është koha t’i shtrëngojmë duart njëri-tjetrit dhe të nisim krijimin e raporteve të mira fqinjësore e jo si në luftë të ftohtë”, - deklaroi Kryeministri Thaçi.
Në këtë kuadër, kryetari i qeverisë së shtetit më të ri, sqaroi se “çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës, është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie”.
“Andaj, - kryeministri Thaçi përveç ftesës për kthim, Qeveria e Kosovës ofron edhe mirëqenie e mbrojtje për ata që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, u dhanë sot, gjatë një debati në Çagllavicë ku u debatua më kthimin e pakicave, në veçanti serbëve.
a.b/NOA