Gjermania e fortë për Holandën, pëson Italia

Me rezultat prej 3-0, Gjermania e ka treguar fuqinë e saj përballë Holandës, ndërsa u ka dërguar edhe njëherë sinjal përfaqësueseve se vazhdon të mbetet favorit për Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Më meritori për këtë fitore ishte Miroslav Klose, i cili bëri dy asistime dhe shënoi një gol.
Thomas Mueller (15’) dhe Miroslav Klose (26’) shënuan në pjesën e parë, ndërsa Mesut Oezil shënoi në gjysmën e dytë (66’).
Ndërkohë, Italia është mposhtur nga Uruguai me golin e vetëm të shënuar nga Sebastian Fernandez (3’).