E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja barazon në fund

Kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 në fund të ndeshjes miqësore përballë Kosta Rikës të zhvilluar në Estadio Nacional de Costa Rica.

Randall Brenes Moya i kaloi vendasit në epërsi (31’), ndërsa Joel Campbell dyfishoi rezultatin pa u mbyllur gjysma e parë (42’).

Në pjesën e dytë, spanjollët u munduan më shumë dhe kjo dha rezultat. Fillimisht David Silva e ngushtoi epërsinë (83’), ndërsa David Villa shënoi golin e barazimit në minutat shtesë (90’+3).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›