Barça e pret vendimin e Guardiolës

Presidenti i katalunasve, Sandro Rosell njoftoi se klubi i tij është duke e pritur vendimin e Guardiolës, pas propozimit që i është bërë atij.
“Ne po bëjmë gjithçka është e mundur që Guardiola të vazhdojë me ne. Për të, dyert në klubin tonë janë gjithmonë të hapura dhe kontrata është gati. Ai mund të zgjedh nëse dëshiron të nënshkruajë për një vit, dy, tre apo katër”, deklaroi Rosell për televizionin Al Jazeera.
- “Ose, nëse do ai, mund të nënshkruajë për një vit, me mundësi vazhdimi për një tjetër, ose për dy të tjerë. Kontrata është në tavolinë për të, që të ndihet i lumtur dhe rehat. Në shpresojmë që ai të thotë PO dhe të rri me ne”, vazhdoi kreu i klubit katalunas.
Guardiola vazhdimisht ka refuzuar ta vazhdojë kontratën afatgjate me Barçën. Ai ka nënshkruar çdo vit për një sezon, ndërsa tash pritet ta bëjë një gjë të tillë edhe për sezonin 2012/2013.