E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati Çomo: Nuk kam mbështetje politike

Ish zv/ministri i Drejtësisë në kohën e socialistëve dhe ish anëtari i KLD-së, Sokol Como, i ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur deputetëve të maxhorancës se nuk ka pasur mbështetje politike, gjatë karrierës së tij. Për kandidatin për anëtar të gjykatës së lartë, pyetjet nga maxhoranca në komisionin e ligjeve kanë qenë të shumta, por kryesorja dhe më e shpeshta, ishte ndikimi politik në arritjet e tij profesionale.

"Ka ndonjë gjë që mund të na e rrëfeni? Për shembull, nëse ka pasur informalisht ndonjë person publik që ju ka sugjeruar pse nuk kandidon? Me tej, ka pasur informalisht ndonjë konsult, qoftë dhe në grupin përzgjedhës të presidentit lidhur me kandidaturën tuaj? Ndonjë bisedë me ndonjë njeri publik afër tyre që të ka sugjeruar, ju ka dhënë mëbshtetjen apo ju kanë refuzuar mbështetjen", tha Ilir Rusmajli, kryetari komisionit të ligjeve.

"Unë nuk kam takuar deputet, sepse as nuk kam kërkuar ti takoj dhe as më kanë kërkuar që të më takojnë. As një ditë të vetme nuk kam kryer shërbime politike, kam kryer shërbime shtetërore. Kam qenë pjesë e administratës shtetërore dhe kam shërbyer në mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor", i përgjigjet kandidati Como.

I përgjedhuri i presidentit për Gjykatën e Lartë, ka mohuar të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, por ka refuzuar të komentojë kolegët e tij, të cilët kanë qenë. Të martën do të jetë rradha e Vexhi Mucmatës për t’iu përgjigjur deputetëve, ndërsa të mërkurën, këta të fundit do të japin opinionet e tyre mbi këto 3 kandidatura.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›