E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Balla: Meta të japë dorëheqjen

Partia Socialiste kerkon doreheqjen e Ministrit te Jashtem Ilir Metes. Deputeti socialist Taulant Balla tha se Meta eshte pergjegjesi kryesor per kete skandal qe ai e quajti te turpshem.

"I kërkojmë sot Ilir Metës të japë dorëheqjen në shenjë përgjegjësie. Ky skandal i turpshëm bëhet edhe më i thellë me reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit ky individ na paska qenë marrë në punë si sekretar personal i Ministrit brenda të gjitha rregullave dhe me konkurs, kur në fakt nuk ka patur asnjë konkurs", tha Taulant Balla, deputet i PS-se.

Arrestimin e zyrtarit te ministries se jashtme Balla e shikon te lidhur me deklaraten e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror, Bahri Shaqiri disa dite me pare ne Komisionin e Sigurise.

"Vetëm pak ditë më parë kreu i shërbimit informativ shtetëror informoi ligjvënësit shqiptarë se struktura të qeverisë janë të lidhura me krimin e organizuar, se diplomatë shqiptarë po japin informacione sekrete të NATO-s për shërbimet inteligjente ruse dhe të tjera. Sigurisht që Sali Berisha i di se kush janë këto struktura të qeverisë dhe kush janë këta diplomatë, sepse këtë kriminelë kanë bekimin e Don Sali Vicidolit", vijoi Balla.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›