E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania feston 20-vjetorin e bashkimit

Kancelarja Merkel Vetem te bashkuar ia dolem mbane te ecnim kaq shpejt perpara

Me nje meshe ne Katedralen e Shen Pjetrit ne Bremen filloi dje ceremonia festive me rastin e 20-vjetorit te ribashkimit te dy Gjermanive. Peshkopi i Osnabrykut Franz-Josef Bode u shpreh ne predikimin e tij ne te cilin moren pjese edhe Presidenti gjerman Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel ne menyre kritike per disa pasoja qe shoqeruan bashkimin e Gjermanise. Bashkimi nuk solli vetem rritje pozitive tha ai. Ne ceremoni pervec Presidentit Christian Wulff dhe kancelares Angela Merkel moren pjese edhe shume politikane ambasadore dhe miq te jashtem. Ceremonia zyrtare do te shoqerohet nga nje feste e madhe popullore qe mendohet se do te zgjase disa dite. Gjate hapjes se saj kryebashkiaku i Bremenit Jens Behrnsen kujtoi guximin e qytetareve ne ish-Republiken Demokratike Gjermane te cilet e arriten lirine me perpjekje. Pas revolucionit paqesor ne vitin 1989 RDGJ-ja iu bashkua me 3 tetor 1990 Republikes Federale Gjermane. Bremeni u be sivjet mikprites i festimeve te unifikimit sepse ka aktualisht kryesine ne Dhomen e Larte te Parlamentit gjerman. Une perulem perballe te gjithe atyre qe luftuan per kete liri. Gatishmeria e gjermanolindoreve per ndryshim deri tani nuk eshte vleresuar si duhet u shpreh presidenti Wulff ne fjalimin e tij te pare te madh pas ardhjes ne post para me pak se 100 ditesh. Para perfaqesuesve drejtues te politikes federale dhe te landeve si dhe miqve nga bota e jashtme Wulff-i paralajmeroi per rrezikun e shkeputjes se boteve ku jetojne te vjetrit dhe te rinjte ata me fitime maksimale dhe njerezit qe jetojne ne minimumin e jeteses populli dhe perfaqesuesit e popullit si dhe njerezit e kulturave dhe besimeve te ndryshme. Ndersa kancelarja Angela Merkel tha se dy pjeset e vendit jane ngjizur e po rriten si nje e tere pavaresisht dallimeve qe ekzistojne. Qe prej bashkimit me 3 tetor 1990 mbi 1 milione e gjysme gjermanolindore kane emigruar ne pjesen perendimore te vendit. Papunesia ne Lindje mbetet dy here me e larte se ne Perendim por zonja Merkel e cila eshte vete nga pjesa lindore e Gjermanise deklaroi se hendeku po ngushtohet. Me rastin e 20-vjetorit te ribashkimit kancelarja Angela Merkel vleresoi punen e te gjithe gjermaneve si ne Lindje dhe ne Perendim. Vetem se bashku ia dolem ta conim kaq shpejt perpara rindertimin e landeve te reja gjermane. Te rinjte nuk e ndiejne sot me Lindjen dhe Perendimin po rriten ne nje Gjermani te perbashket tha Merkel. Kancelarja kerkoi mirekuptim per ate qe jo te gjithe qytetaret e ish-RDGJ mendojne vetem me gezim per unifikimin. Brezi i vjeter e ndjeu pjeserisht shume rende ndryshimin para se gjithash nga papunesia u shpreh ajo. Sondazhet flasin per njefare pakenaqesie ne Perendim ne lidhje me te ashtuquajturen Takse Solidariteti mbi te ardhurat e cila shkon per rindertimin e pjeses lindore te vendit. Sidoqofte sondazhet tregojne se shumica e popullsise ne te dyja anet e vendit mbeshtet Gjermanine e bashkuar.

Ne kete dite te vecante nuk munguan urimet edhe nga lideret e tjere boterore. Ne nje mesazh urimi per Presidentin gjerman Christian Wulff dhe kancelaren Angela Merkel kreu i Kremlinit Dimitry Medvedev theksoi kontributin e Rusise me rastin e bashkimit te Gjermanise. Rusia luajti rol kyc jo vetem ne bashkimin e Gjermanise por te Europes. Ne mesazhin e Presidentit te SHBA-se Obama thuhet se dhenia fund e ndarjes se Gjermanise ne menyre paqesore dhe shembja e Murit te Berlinit ishte ngjarje me rendesi historike. Gjermania pagoi ne diten e ribashkimit edhe kestin e fundit te borxheve financiare nga Lufta e Pare Boterore. Me pagimin u shlyen interesa per obligacione shteterore nga vitet lsquo20 te shekullit te kaluar. Gjermania i kishte marre ato per te shlyer pagesat e demshperblimit qe ishin percaktuar ne vitin 1918 ne Marreveshjen e Versajes. Nje marreveshje e mevonshme per borxhet ne Londer ne vitin 1953 parashikonte qe pagesat e interesit lindnin vetem ne rast se Gjermania ribashkohej. Deri me 3 tetor 1990 interesat e mbledhura arrinin gati 240 milione marka. Pikerisht 20 vjet me vone dhe 92 vjet pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore borxhet e fundit te Gjermanise jane paguar tani perfundimisht. Borxhet e Luftes se Dyte Boterore u paguan qe ne vitin 1988.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›