Fitore e cmendur e Skenderbeut ndaj Tiranes Muca ne delir
Shkelqim Muca dhe Nevil Dede nen drejtimin e Skenderbeut kane festuar pasi kane mundur dje skuadren e zemres ate qe i beri te njohur pikerisht Tiranen. Me ta ne pankine Ujqerit e Debores kane marre nje 3-pikesh te rendesishem ndaj bardhebluve ne nje nga sfidat me te polemizuara te kesaj jave. Ne nje stadium te mbushur ne tere kapacitetin e tij hyrja ka qene e lire falas per tifozet i cili inauguronte fushen dhe pisten e re te standardeve europiane te fundit kane buzeqeshur vendasit te cilet ne sekondat e fundit te minutave shtese kane shenuar edhe golin e fitores 2-1. Pjesa e pare ka evidentuar Tiranen e cila me kapitenin Devis Mukaj ka gjetur golin pas vetem 8 minutash. Ky gol duket se e ka karikuar akoma edhe me shume Tiranen. Ndersa korcaret te shokuar nga ai gol i shpejte e qarkullojne dendur topin pasojne shume me njeri-tjetrin por kur vjen puna per te finalizuar ju mungon shenjestra. Brkic humbet raste te panumerta. Por pjesa e pare nuk dhuron gola pasi Tirana mbrohet mire dhe rrezikon hera heres porten kundershtare. Ne te dyten eshte serish Skenderbeu qe sulmon por sulmi stonon. Dhe ne minuten e 52-te perfiton Biskup qe me koke i ndihmuar edhe nga nje roveshiate e nje shoku te skuadres mashtron portierin Lika dhe e dergon topin atje ku ai nuk mund ta ndale te shkoje drejt rrjetes. Te Tirana debuton me ne fund edhe Alban Bushi por kjo nuk e ndihmon dhe aq skuadren. Rastet e vendasve shtohen sepse Tirana duket e paralizuar. Por koha e rregullt nuk u mjafton korcareve te cilet provojne me te gjitha menyrat. Por kur nuk pritej nga askush ne minuten e fundit shtese 94 vjen edhe gjuajtja e jashtezakonshme nga afersia e vijes anesore ne nje pozicion te priret e argjentinasit te Skenderbeut Soza qe shtang Ilion Liken dhe bardheblute. Trajneri Shkelqim Muca feston si i cmendura ashtu si edhe te gjithe korcaret pasi koha nuk premton me dhe fitorja 2-1 eshte e sigurt.