E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, fund kredive për shtetet e tjera të eurozonës

Gjykata Kushtetuese iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës së sjellë nga gjashtë euroskeptikë të shquar gjermanë.

Gjykata theksoi se qeveria duhet të marrë miratimin e Parlamentit para se të ofrojë ndihmën e saj ndaj shteteve të tjera, gjë e paarritshme për koalicionin e Merkel-it. Ky vendim mund pengojë më tepër reagimin e Evropës ndaj krizës së borxheve, reagim i cili edhe deri më tani është kritikuar si tepër i ngadaltë.

Si ekonomia më e madhe dhe më e fuqishme e Evropës, vendimi i Gjermanisë për të mos dhënë kredi ndaj shteteve të tjera do të sjellë problem për të gjithë rajonin.

Kryetari i trupit gjykues, Andreas Vosskuhle, theksoi se ligjvënësit gjermanë duhet të jenë më të përfshirë në marrjen e vendimeve për kreditim. “Qeveria është e detyruar që në rastin e shpenzimeve të mëdha të marrë miratimin e Komitetit Parlamentar të Buxhetit”, theksoi Vosskuhle.

Që prej vitit të kaluar, shtetet e eurozonës kanë rënë dakord të mbështesin me kredi Greqinë, Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, teksa ekziston frika se edhe shtete të tjera mund të kenë nevojë për kredi.

Kreu i Unionit social-demokrat, Horst Seehofer, në kundërshtim me deklaratat e Merkel-it, gjatë një interviste për “Bild” nuk përjashtoi mundësinë që Greqia në linte eurozonën.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-07 11:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›