Bashkia e Tiranës pritet të decentralizohet

Një nga hartuesit e drafti, kreu i minibashkisë nr.8, Arben Tafaj, tha se, “ky draft, i cili i konsideron kryetarët e njësive bashkiake si politikanë dhe administratorë të aftë, së shpejti do të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak”.
Me miratimin e këtij dokumenti, qytetarëve do t’u ofrohen më shumë shërbime nga njësitë vendore, duke nisur nga aksesi për edukim, shërbim në qendrat shëndetësore, do të ketë më shumë investime në infrastrukturë, mbështetje për zgjidhjen e konflikteve që lidhen me pronën private, etj.
Tafaj theksoi se njësitë vendore do të ndryshojnë fizionominë e tyre; minibashkitë do të marrin kompetenca të plota në raport me zonat terciare të njësive bashkiake. Kësaj iniciative i janë bashkuar të gjithë drejtuesit e minibashkive në Tiranë, të cilët e vlerësojnë këtë hap si të rëndësishëm. /S.Ll/Start/
2011-09-07 15:27