Gjermania kërcënohet nga përmbytjet

Gjermania kërcënohet seriozisht nga përmbytje të mëdha. Temperaturat janë rritur në mënyrë të beftë duke shkrirë deborën që kishte rënë prej disa javësh, e duke rritur rrufeshëm nivelin e lumenjve.
Shumë rajone janë tashmë nën ujë, por më e keqja, sipas ekspertëve, nuk ka mbërritur ende.
Paralajmërime për përmbytje janë lëshuar nga autoritetet kombëtare për rajonet perëndimore dhe jugore, ndërsa reshjet e dendura të shiut në këto zona parashikohet të vazhdojnë.
Probleme ka patur në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor në disa zona për shkak të ujit në nivele të larta.