E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e jashtëzakonshme e Realit

Derbi i javës së 18-të në La Liga, i zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu, në mes të Real Madridit dhe Villarrealit, i ka takuar "skuadrës mbretërore", e cila ka fituar me rezultat 4-2.

Vendasit u gjetën dy herë në disavantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dyja rastet arritën ta barazojnë rezultatin.

Mbretërit u ndëshkuan shumë herët (7’) nga Cani, i cili u asistua nga Giuseppe Rossi, për të kaluar mysafirët në epërsi.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (10’) dhe asi i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, barazoi shifrat, pas asistimit të Mesut Ozil.

Nëndetësja e Verdhë sërish krijoi epërsi kundrejt vendasve përmes Marco Ruben (18’), i cili publikoi një goditje të jashtëzakonshme për të mposhtur Casillasin.

Por me këtë nuk ra dakort portugezi Ronaldo, i cili në fund të pjesës së parë (45’+1) barazoi sërish rezultatin, ndërsa kësaj radhe asistoi Xabi Alonso.

Edhe në pjesën e dytë njeriu i ndeshjes ishte i jashtëzakonshmi Ronaldo, i cili ishte ai që meritoi fitoren e Los Merengues.

Fillimisht ai në mënyrë mjeshtërore kompletoi het-trikun e tij (80’) për epërsinë e parë të Real Madridit në këtë takim. Ndërsa menjëherë më pas, asistoi te Ricardo Kaka, i cili vulosi fitoren e skuadrës vendase (82’).

Pas kësaj fitore, Reali vazhdon të ndjekë Barcelonën nga vendi i dytë, me dy pikë më pak se lideri i Kampionatit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›