E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove perfundojne zgjedhjet e perseritura ne pese komuna

Ne Kosove perfundoi procesi i rivotimit ne pese komuna te vendit rivotime keto qe u kushtezuan nga parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Komisioni qendror i zgjedhjeve pohon se pjesemarrja ishte e kenaqshme ndersa vezhguesit thane se ka pasur disa parregullsi qe nuk e demtojne procesin e zgjedhjeve.

Ne Kosove sot po zhvillohen votime ne pese komuna te vendit qe pasuan parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit. Rreth 140 mije votues jane detyruar te hedhin serish votat e tyre ne 62 qendra votimi me 185 vendvotime ne Drenas. Skenderaj Decan. Malisheve e Lipjan.

Gjate tere dites votimet u ndoqen nga nje numer i konsiderueshem i vezhguesve vendas e nderkombetare ndersa perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian dhe njeheresh shef i zyres civile nderkombetare Pieter Faith bashkerendoi Misionin e Vezhgimit te Zgjedhjeve per te parandaluar perseritjen e parregullsive.

Ai ka terhequr verejtjen se udheheqesit politike te Kosoves kane pergjegjesi te vecante per te parandaluar mashtrimet dhe kercenimet. Perfitimi afatshkurter ne llogari te imazhit nderkombetar te Kosoves eshte i pamatur ne vecanti ne kohen kur Kosoves i nevojitet perkrahje e metejme nderkombetare dhe evropiane.

Zgjedhjet po percillen edhe nga rreth 500 vezhgues te koalicionit te organizatave joqeveritare Demokracia ne Vezhgim. Vezhguesit e kesaj organizate thone se edhe sot jane shenuar parregullsi sic jane votimet e hapura dhe ato familjare ndersa sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve parregullsite nuk jane te asaj natyre qe mund te demtojne procesin ne pergjithesi.

Pjesemarrja ne votime vleresohet e kenaqshme. Ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te vitit te kaluar moren pjese 47 per qind e nje milion e 600 mije votuesve te regjistruar.

Votimet e sotme nuk shenojne fundin e procesit te zgjedhjeve. Gjykata e Larte e Kosoves ka marre vendim per perseritjen e zgjedhjeve ne nje numer te konsiderueshem te vendvotimeve ne komunen e Mitrovices. Por as rivotimet e sotme dhe as ato qe pritet te mbahen ne Mitrovice nuk pritet te ushtrojne ndikim te madh ne rezultatin e deritashem te zgjedhjeve te cilat i ka fituar Partia Demokratike e Kosoves por ato mund te ndikojne ne radhitjen e deputeteve te parlamentit 120 vendesh te Kosoves.

Por rivotimi ne Mitrovice do te ndikoje ne procesin e krijimit te qeverise se re te Kosoves. Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se per shkak te ketyre rivotimeve procesi zgjedhor veshtire se mund te perfundoje para muajit shkurt prandaj muaji mars shihet si periudha me e hershme kur Kosova mund te krijoje institucionet e dala nga keto zgjedhje.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit parregullsite e te cilave po riparohen kete vit jane te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt te vitit 2008 dhe te parat qe organizohen ne teresi nga institucionet e vendit. Si te tilla dhe duke qene te parat te parakohshme ato jane cilesuar si nje sprove per qendrueshmerine e shtetit te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›