E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opra feston hapjen e rrjetit te saj te ri televiziv OWN

Opra Uinfri festoi ne Pasadena te Kalifornise hapjen e rrjetit te saj te ri televiziv OWN. Miliona njerez ndryshuan kanalin me 1 janar per te pare se cfare do te ofronte rrjeti i ri i Opras. Pavaresisht nga vleresimet qe jepen deri tani per rrjetin Opra thote se ajo nuk do te dekurajohet nga synimi qe i ka vene vetes me hapjen e rrjetit te ri OWN.

Drejtuesja e njohur amerikane e shfaqjeve televizive Oprah Uinfri festoi hapjen e rrjetit te saj te ri ne Shoqaten e Kritikeve te Televizionit.

Mbremja festive e organizuar nga Opra u zhvillua ne ambientet e hotelit luksoz Langam ne Pasadena. Prezantuesja e njohur e cila tani eshte 56 vjece u shpalli gazetareve synimin e saj per rrjetin e ri OWN.

ndrra ime eshte qe kanali i ri televiziv te sherbeje per ata qe duan te japin maksimumin e tyre.

Opra e cila u ngrit nga varferia dhe u be e pasur thote se shpreson qe kanali i saj te behet stacioni i preferuar per njerezit nga i cili ata marrin energji pozitive. Te jete interesant dhe stimulues.

Mikja dhe kolegia me e ngushte e Uinfrit Gajl King komentoi gjithashtu mbi misionin qe e nxiti Opran te krijonte rrjetin OWN.

Synimet e saj kane qene gjithmone te qarta. Fjalet jeto jeten me te mire qe mundesh nuk jane boshe per te. Opra nuk ka nevoje per pune apo para. Ajo eshte e motivuar nga deshira e saj sepse e di se ne te gjithe mund te jemi me te mire.

King po ashtu 56-vjecare eshte prezantuese e The Gayle King Show nje prej disa programeve qe tashme e shohin rrjetin e Opras si shtepine e tyre.

Gazetarja kinezo-amerikane Lisa Ling ka gjithashtu serialin e saj ne rrjetin OWN nje lloj dokumentari te titulluar Amerika Jone. Ekspertja financiare Suzi Orman eshte po ashtu nje personalitet i njohur qe do te jete pjese e rrjetit. OWN zevendesoi kanalin e rrjetit Discovery per shendetin me 1 janar 2011 ne stacionet kabllore dhe satelitore ne Shtetet e Bashkuara.

shte hera e dyte qe Opra Uinfri hyn ne televizionin me kabllo. Ajo ishte bashkethemeluese e kanalit Oxygen te cilin ajo dhe partneret e saj ia shiten rrjetit NBC Universal ne vitin 2008.

Programi i saj famshem The Oprah Winfrey Show do te perfundoje ne shtator te ketij viti pas 25 vjetesh. Deri atehere Opra do te luaje rolin drejtues per te dy bizneset televizive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›