Pensioni i pjesshëm, si llogaritet
17/08/2010 Të gjithë ata persona që kanë mbi 15 vite punë mund ta marrin këtë përfitim
Cilat janë kategoritë më të interesuara. Sa humbasin për vitet e paplotësuara
Të gjithë ata persona që kanë plotësuar moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, por që kanë më shumë se 15 vite pune të siguruara mund të përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie. Ky lloj pensioni i jep mundësi të gjithë këtyre personave që për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës të trajtohen me pagesë. Sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë personat që për arsye e motive të ndryshme nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës është parashikuar që të përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie. Pra, këta persona do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemën e sigurimeve shoqërore, por jo më pak se 15 vite gjithsej. Megjithatë, edhe ky lloj përfitimi ka disa kritere që përjashtojnë disa kategori punonjësish për ta marrë atë. Kështu, pensionin e pjesshëm të pleqërisë nuk e përfitojnë dot personat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë apo të dytë. Kjo sepse për këta persona, ligji ka parashikuar ndryshe për efekt të moshës së daljes në pension. Pra, ligji përcakton se "personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç". Ky pension caktohet si pjesë e pensionit të plotë dhe llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35. Për efekt llogaritjeje edhe pensioni i pjesshëm llogaritet njëlloj si pensioni i plotë i pleqërisë. Masa e pensionit të pjesshëm korrigjohet me raportin midis viteve të punës që ka pensionisti pjesëtuar me 35 vite aq sa kërkon ligji. Nëse një personi i ka lindur e drejta për pension pleqërie në vitin 2010 dhe në kohën që kërkon pension ka vetëm 30 vjet punë, sipas llogaritjeve pensioni do të ishte 12 mijë lekë në muaj. Ndërsa pensioni i pjesshëm për 30 vite pune që ka personi i rezulton 12000 X 30 / 35 = 10.284 lekë. Pra, në këtë rast vetëm se personit i mungonin 5 vite pune ai do marrë më pak ( 12.000 - 10.284 ) = 1716 lekë për çdo muaj. Në këto kushte gjykohet me vend që të gjithë personat që akoma nuk u ka lindur e drejta për pension dhe i mungojnë vite pune është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Mënyra se si mund të vazhdohet pagimi i kontributeve është e ndryshme, por e rëndësishme është që të plotësohen vitet e punës sipas përcaktimeve ligjore. Nëse vitet e nevojshme të punës do të jenë të plota, atëherë personi do të marrë përfitimet e plota pa pasur asnjë humbje. Edhe për këtë kategori punonjësish, procedura e aplikimit për të përfituar është e njëjtë. Me anë të kërkesës paraprake së bashku me plotësimin e formularit të deklarimit të punës, i interesuari hap procedurën për të përfituar pensionin e pjesshëm të pleqërisë.
Ligj u jep mundësi përfitimi edhe personave që nuk kanë mbushur 65 vjeç
Kategoritë, si merret pensioni i reduktuar
Këta pensionistë dalin 62 vjeç, por humbin 0.6% për çdo muaj
Në rast se një person ka plotësuar 35 vjet punë, por nuk ka mbushur moshën 65 vjeç, atëherë ai mund të dalë në pension, por do të marrë pension të reduktuar. Pra, në rast se ai është 62 vjeç ose ajo 57 vjeç dhe nuk do të presë, për shkak se është pa punë edhe dy vjet të tjera për të mbushur moshën e pensionit, atëherë mund të marrë një përfitim të reduktuar. E vetmja e keqe e kësaj skeme është se masa e pensionit reduktohet me 0.6 për qind për çdo muaj larg moshës së pensionit dhe pensioni i reduktuar nuk shtohet, pasi personi të ketë plotësuar vitet. Pra, edhe pasi ai mbush 65 vjeç, sërish pensioni do të mbetet i reduktuar deri në fund të përfitimit. Sipas ligjit, personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, kur kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet periudhë sigurimi. Kushti tjetër është se duhet të kenë mbushur moshën 62 vjeç për burrat dhe 57 vjeç për gratë. Përfituesit gjithashtu nuk duhet të kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Për të përfituar pension të reduktuar të pleqërisë, përfituesi ose i autorizuari me prokurë, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të reduktuar të pleqërisë. Përfituesi për pension të reduktuar të pleqërisë ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet, që vërtetojnë moshën dhe identitetin si: fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë lindje me fotografi; certifikatë e gjendjes familjare; certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra) dhe dy copë fotografi.