E Hënë, 2 Nëntor 2026

Edhe 8 parqe me erë në Shqipëri

Tiranë, 17 gusht - Ministria e Energjitikes së Shqipërisë deklaron se 7 muajt e parë të ketij viti aplikimet për ndertimin e kapaciteteve të reja energjitike ne vend kane kapur vleren e më shume se 690 milionë euro.
 “Janë realizuar 51 kërkesa për HEC-e te reja dhe 8 për parqe të prodhimit të energjise me erë”, u shpreh dje ministri i Energjetikës, Dritan  Prifti.
I pyetur për ecurinë e HEC-eve të dhëna me koncension nga qeveria deri tani Prifti tha se 27 nga këto kompani koncesionare kanë dorezuar projektet e zbatimit dhe presin miratimin e tyre.
“Janë mbi 30 HEC që janë në punë e sipër. Deri ne fund të këtij viti do te vihen në punë 12 HEC-e”, u shpreh Prifti.

Prifti ftoi kompanitë e interesuara për investime në energjinë e rinovueshme të marrin pjesë në tenderat që do të hapen në ditët në vazhdim për ndërtime hidrocentralesh,  apo parqesh me erë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›