E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, kritika frymes nacionaliste tek partite e reja Rozeta Rapushi

Fryma nacionaliste e perdorur shpesh se fundmi nga forcat e reja politike, po shqeteson faktorin nderkombetar ne vend. Ne kohen kur parti si Aleanca Kuq e Zi e kane ne thelb te qendrimeve te tyre nacionalizmin, nga Ambasadorja Gjermane ne vendin tone, Carola Muller - Holtkemper jepen keshilla per shmangien e nje fryme te tille, duke kujtuar se ka qene argument ne realizimin e lufterave te ashpra ne historine e Ballkanit. "Ajo qe mbetet shqetesuese per ne, jane tonet nacionaliste qe perdorin disa parti. Kujtojme qe propaganda nacionaliste ishte ne themel te historise se shkuar te Ballkanit qe u shpreh ne qellimin dhe realizimin e lufterave te ashpra. Prandaj, une mendoj se tonet nacionaliste duhet te shmangen", u shpreh ambasadorja gjermane nga qyteti i Korces, ku ndodhej per nje projekt te ujesjellesit te qytetit te financuar nga qeveria gjermane. Ne nje koment mbi situaten aktuale politike, diplomatja gjermane u ndal jo pak tek shmangia e frymes nacionaliste ne politiken shqiptare, duke permendur faktin se disa parti te reja politike po aktivizojne frymen nacionaliste ne vend te dialogut politik konstruktiv. "Ndjehet nje lloj aktivizimi ne dialogun e politik ne Shqiperi. Vitin tjeter jane zgjedhjet dhe ne do te shikojme masen sesa keto parti te reja do te arrijne te terheqin elektorat. Por shqetesim perbejne tonet nacionaliste qe degjohen", theksoi Holtkemper. Nga ana tjeter, Ambasadorja gjermane u ndal edhe tek dialogu politik mes mazhorances dhe opozites. Ne kete kuader, ajo vleresoi ecurine e diskutimeve per Kodin Zgjedhor dhe vullnetin politik mes paleve per te realizuar reformat integruese, qe jane kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. "Realizimi i Kodit Zgjedhor eshte nje ceshtje me rendesi. Palet duket se kane vullnet per te zgjidhur ceshtje te tilla dhe tashme ka nje platforme per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian", u shpreh ambasadorja, duke vleresuar keshtu planin e veprimit te dorezuar me konsensus PD-PS ne Bruksel. Ambasadorja gjermane ne vendin tone komentoi edhe zgjedhjet ne prag per Presidentin e ri te Republikes. Sipas saj, kreu i shtetit duhet te zgjidhet vetem sipas Kushtetutes, si nje menyre e cila mund te shmange ngercin per kete ceshtje. Nje keshille kjo e dhene dy dite me pare edhe nga bashkeraportuesit e Keshillit te Evropes ne mbyllje te vizites se tyre monitoruese tre ditore ne Tirane. Ambasadorja e Gjermanise ne Shqiperi, Carola Muller-Holtkemper, gjate vizites se djeshme ne Korce, u ndal ne ndermarrjen e Ujesjelles Kanalizimeve per te pare nga afer ecurine e projektit te kanalizimeve ne kete qytet dhe te ndertimit te impiantit per trajtimin e ujerave te zeza, te dyja keto projekte bashkefinancime te Bankes Gjermane per Zhvillim dhe qeverise shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›