Fier, aksidentohet punonjësi i një kompanie nafte

Një 44-vjeçar është plagosur aksidentalisht mëngjesin e sotëm në Fier pasi një zjarr përfshiu kompaninë e naftës ku punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Marinëz të Fierit, ku 44-vjeçari Andon Kola është plagosur pas një zjarri që shpërtheu në vendin e tij të punës.
Menjëherë 44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe sipas mjekëve ai ka marrë djegie në trup.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.