Erdogan, Berishes: Per Gazsjellesin mbeshtesim Shqiperine
Kryeministri Berisha, zhvilloi nje takim koke me koke dje ne Ankara, me homologun turk, Recep Tayip Erdogan, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve qeveritare, turk dhe atij shqiptar. Axhenda vijoi me nenshkrimin e "Memorandumit te Mirekuptimit per Bashkepunimin midis Akademive te Diplomacise te MPJ se Turqise dhe Shqiperise" dhe "Marreveshjes se Bashkepunimit ne Fushen e Arkivave midis MPJ se dy vendeve. Me pas, dy kryeministrat dolen para mediave duke dhene detaje nga takimet dhe iu pergjigjen pyetjeve te gazetareve. Z.Berisha tha se ftoi homologun Erdogan ne nje vizite ne Shqiperi ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise. Kurse deklaroi se "Shqiperia mbeshtet plotesisht kandidaturen e Turqise per anetaresimin ne Keshillin e Sigurimit, e bindur se Turqia do te luaje nje rol shume te rendesishem ne Forumin me te larte nderkombetar". Duke vene ne dukje se nga 2005 deri me sot investimet turke ne Shqiperi jane rritur 9 here, Berisha theksoi se "ato mund te rriteshin edhe 19 here, por keto jane objektiva per t'i realizuar ne te ardhmen".
Nga ana tjeter, z. Erdogan tha se kishin marre ne shqyrtim tema te karakterit ekonomik, te bashkepunimit ushtarak dhe nga fusha te tjera. Aktualisht, vlera e tregtise mes dy vendeve eshte 400 milione USD. Z.Erdogan pranoi se "kjo nuk tregon kapacitetin e vertete per marredheniet tregtare mes dy vendeve". Duke nenvizuar se shume investitore turq po vijojne investimet e tyre ne shtetin shqiptar, Erdogan tha se "ne kemi vullnet te perbashket per te shtuar edhe me teper investimet turke ne Shqiperi dhe synojme qe investimet turke ne Shqiperi te kalojne masen e 1 miliard dollareve". Kryeministri turk theksoi se vendi i Shqiperise ne Ballkan eshte shume i vecante, duke pohuar edhe se shqiptaret jane nje faktor, jo vetem ne Shqiperi, por edhe Kosove dhe Maqedoni. Kurse njoftoi se pritet te zhvillohet ne Stamboll nje samit ne te cilin do te marrin pjese kryetaret e shteteve te perfshira ne rajonin e Detit te Zi.
Duke folur per reformat tona ekonomike, z.Erdogan tha se Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta ne Evrope dhe ne Ballkan qe nuk u prek nga kriza ekonomike. Kurse pyetjes: A do ta mbeshtesni projektin e gazsjellesit te TransAdriatikut qe kalon permes Shqiperise?", i dha kete pergjigje: "Ne i qendrojme fjales tone. Ketu kemi perpjekjet e Azerbajxhanit ne kete drejtim. Ne kemi shansin qe te japim ketu mbeshtetjen me potencialin tone. Ceshtja eshte pasi gazi te dale nga Turqia, kemi ceshtjen e kalimit te tij ne Shqiperi, pra te projektit te gazsjellesit. Ketu ju e dini qe ne i kemi dhene Greqise gaz natyror. Tani ne rend te dites eshte Italia. Ne duam qe Italia me Shqiperine te ndihmohen se bashku. Pra, ashtu sic do t'i jepet Italise ne te njejten menyre t'i jepet edhe Shqiperise. Keshtu do zgjidhet problemi i gazit natyror. Ne jemi te vendosur te mbeshtesim Shqiperine ne projektin e gazsjellesit Transadriatik".
Berisha pritet nga Presidenti Abdullah Gul
Takimi dje me Presidentin Abdullah Gul, ishte mundesi per Berishen qe t'i shprehte mirenjohjen per mbeshtetjen dhe ndihmen e gjithanshme ndaj Shqiperise, si dhe per mbeshtetjen qe Turqia i ka dhene dhe i jep Kosoves dhe njohjes nderkombetare te saj. Kurse Presidenti Gul shprehu vleresimin me te larte per reformat e suksesshme te realizuara gjate kesaj periudhe ne Shqiperi, duke theksuar se jane keto arritje qe kane nxitur dhe motivojne cdo dite e me shume investitoret turq dhe te tjere te huaj per te ardhur per biznes e investime ne Shqiperi.
Takim edhe me Kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare
Kryeministri zhvilloi nje takim dhe me kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil Cicek. Ne takim u rikonfirmua vullneti i palekundur i te dy vendeve per t'i promovuar edhe me tej lidhjet e pafundme mes te dy popujve e vendeve dhe per ta cuar ne nje stad te ri edhe me intensiv bashkepunimin ne te gjitha fushat. Ne kete kontekst, u vleresua rritja madhe e investimeve turke ne Shqiperi, gjate 5 viteve te fundit dhe u rikonfirmua vullneti per t'i nxitur edhe me tej ato, cka do t'i sherbeje jo vetem suksesit te biznesit turk ne Shqiperi, por, para se gjithash e mbi te gjitha, interesit te qytetareve shqiptare, si dhe zhvillimit te metejshem te ekonomise shqiptare, e cila gjate kesaj periudhe ka shenuar nje ecuri shume pozitive, ne dallim nga trendi europian e me gjere. Po ashtu u fol dhe per zhvillimet ne rajon. Cicek vleresoi se Shqiperia, me politikat e saj te drejta e te moderuara, eshte shnderruar ne nje faktor i rendesishem promovues i stabilitetit, bashkepunimit e miqesise ne rajon.