Sarajeva në vijën e kuqe, përkujtohen 11.500 viktimat e konfliktit
Sarajevë- Sarajeva do të përkujtojë sot fillimin e rrethimit të saj në fillim të Luftës së Bosnjes e ndodhur 20 vjet më parë.
Viktimat e luftës pothuajse katër vjeçare do të përkujtohen me një koncert ‘Sarajeva, vija e kuqe’, që do të mbahet në Bosnje.
Në rrugët kryesore më shumë se 11.500 karrige do të qëndrojnë bosh duke përfaqësuar ato banorë të qytetit që mbetetn të vrarë gjatë konfliktit.
Lufta filloi zyrtarisht më 6 prill 1992, në të njëjten ditë kur Bashkimi Europian (atëherë Komuniteti Europian) njohu pavarësinë e Bosnjes. Një ditë më parë, forcat serbe qëlluan mbi protestuesit përpara parlamentit boshnjak. Dy protestuese femra humbën jeten. Nga të shtënat filloi gjakderdhja që çoi në vdekjen e të paktën 200.000 njerëzve dhe 1.8 milionë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
‘Unë mendoj se viktimat u vranë pa arsye. Asgjë nuk është arritur. Ndoshta dikush tjetër mendon ndryshe, por kjo është ajo çfarë mendoj unë. Në të gjitha anët gjithçka ka ndodhur për asgjë’- tha një banore e Bosnjes për ‘Euronews’, Mira Regoje. Rrethimi i Sarajevës ishte rrethimi më i gjatë i një kryeqytetit në historinë moderne.
Dorina Bilbili/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Sot Belgjika në zi kombëtare, për 28 viktimat e aksidentit tragjik Belgjikë- E premtja është shpallur ditë zie kombëtare në Belgjikë...
- Aksidenti në Belgjikë, shërbesë përkujtimore për 17 viktimat nga Lommeli Belgjikë- Mijëra njerëz morën pjesë sot në një shërbesë përkujtimore...
- Video e vrasjes së John Kennedy-t shitet 500 mijë dollarë Një version i videoregjistrimit i humbur shumë kohë më parë...