Gjermania kualifikohet në Botëror

Kombëtarja Gjermane e drejtuar nga Joakim Lëv ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Rusisë në Luzhniki për të siguruar vizën për në Afrikën e Jugut në Botërorin e vitit të ardhshëm.,
Një gol i shënuar nga sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, në minutën e 35-të ka mjaftuar që Gjermania të arkëtojë tre pikë të cilat i sigurojnë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Duhet përmendur që nga minuta e 69-të gjermanët luajtën me dhjetë lojtarë, mirëpo të zgjedhurit e Guus Hiddink nuk mundën të ndryshojnë asgjë deri në fund të ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e tetë e Gjermanisë në Grupin e Katërt, ku ka shënuar vetëm një barazim përballë Finlandës, ndaj së cilës mund të hakmerret në mesjavë kur do ta luajë vetëm për prestigj ndeshjen e fundit eleminatore të Grupit të katërt.
Nga ana tjetër, Rusia që deri më tani ka arritur shtatë fitore dhe dy humbje, do të mundohet nëpërmjet 'play-off'-it që të sigurojë një vend në Afrikën e Jugut.Në ndeshjet e tjera të grupit katër eliminator të zonën Europiane janë arritur këto rezultate.Finlandë -Uells 2-1 ,Lihtenshtejn -Azerbajxhan 0me 2.