Nano uron Nishanin: Të bashkohemi për integrimin
Dhe pse kundërshtoi ashpër kandidimin e Bujar Nishanit për President pak para mbajtjes së raundit të katërt, Fatos Nano i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të sapozgjedhur të Republikës.
“Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri Bujar Nishani më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar”, - deklaron z.Nano.
“Të gjitha energjitë tona të përbashkëta, të të gjithë klasës politike, qeveri dhe opozitë, të qytetarëve dhe në bashkëpunim me partnerët euroatlantikë duhet të fokusohen tek reformat e integrimit europian dhe manifestimet sa me dinjitoze te atdhetarisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar”, - përfundon z.Nano.
Në deklaratën e tij paraardhëse Lëvizja “Nano për President” i kujtoi maxhorancës qeverisësë se me propozimin e ministrit, Bujar Nishani për President ka shkelur kushtetutën.