E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria udhëhoqi përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi

11-06-2012 / Gazeta 55

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja

Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja në fjalën e tij u shpreh se ky përvjetor
bëhet më i rëndësishëm, sepse mbahet në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se në këtë vend u bashkuan në një mendje e një trup burrat e mëdhenj të trojeve shqiptare, të cilët shtruan rrugën për të ardhmen e kombit tonë.
“Misioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është udhërrëfyesi më i mirë i përpjekjeve tona. Me këtë mision Shqipëria në shekuj për të ecur edhe pse u copëtua e nda nuk u gjunjëzua kurrë Shqipëria udhëhoqi përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi”, nënvizoi Muja, i cili shtoi gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë një e të pandara për vizionin evropian. Kosova e pavarur dhe demokratike tha ai i qëndron besnike dhe bashkudhëton me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua më 10 qershor 1878 dhe qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.
Lidhja ishte Lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë. Është etapa paraprake para pavarësisë së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›