E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani President: Nuk e kam ndjekur votimin

Në një kohë kur të gjithë i kishin sytë nga Parlamenti për të njohur se kush do të jetë Presidenti i ri i Republikës, kreu i PS-së Edi Rama as nuk është munduar ta ndjekë atë. Në deklaratën e tij pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në krye të shtetit, kreu i selisë rozë ka pohuar se nuk e ka ndjekur procesin në Kuvend të Nishanit.
 

Madje ai jep dhe arsyen se pse nuk ka qenë I interesuar të gozhdojë sytë para ekranit për të mësuar pasardhësin e Bamir Topit.
Rama ka qenë i angzahuar në përgatitjet për garën e kreut të ri të FRESSH ,ku të rinjtë do të zgjedhin se cili do t`i drejtojë ata. Në këtë garë marrin pjesë 6 të rinj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›