Gjermania lehtëson proçesin e marrjes së vizave

Gjermania do të lehtësojë kontrollet për vizat vitin e ardhshëm, kjo për tu krujuar lehtësira njerëzve të biznesit në mënyrë që të hyjnë më lehtë në këtë vend.
Lajmi u konfirmua nga Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, i cili tha sot për agjensinë e lajmeve Reuters: "Unë jam duke kërkuar për një politikë liberale të vizave e cila reflekton rolin e Gjermanisë në një botë të globalizuar".
Agjencia e lajmeve bën me dije gjithashtu se kontrolli i lehtësuar i vizave pritet tu vijë në ndihmë mijëra njerëzve dhe kompanive nga Rusia dhe Kina që dëshirojnë të bëjnë biznes në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.
Rregullat e reja janë projektuara në mënyrë të tillë për të lehtësuar dhe shpejtuar lëshimin e vizave, duke kërkuar më pak dokumente, formularë të disponueshëm në internet si dhe duke siguruar që vendimet të merren brenda 72 orëve.